Milan është afër sigurimit të një huazimi për anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech, që duhet të kalojë në janar, thuhet në një raport te publikuar diten e sotme nga 90min në Angli. Portali raporton se Ziyech është ‘pranë një huazimi’ te Milani duke qenë se ai nuk është një pjesë e madhe e planeve të Graham Potter dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë ruajtur interesin për nënshkrimin e tij pas përpjekjeve të tyre në verë.
Chelsea ishte i gatshëm per një marrëveshje të përhershme gjatë afatit kalimtar të verës, por Milani vendosi të investojë te Charles De Ketelaere në vend të kësaj, por Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë ‘të përgatitur për të provuar per tenënshkruar me Ziyech serish dhe burimet i kanë thënë 90min se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur.
Kjo vjen pasi Ziyech bëri disa komente interesante pas ndeshjes hapëse të Marokut kundër Kroacisë në Kupën e Botës, në të cilat ai zbuloi se nuk e përjashtoi idenë e tij për t’u larguar në merkaton e dimrit. “Është e vështirë të thuhet. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në dimër. Është futboll, kështu që është e vështirë të thuhet”, tha ai.
Siç raporton Claudio Raimondi për SportMediaset në Italia Uno, Milani vazhdon të ndjekë me interes Hachim Ziyech, i cili në orët e fundit ka folur për një lamtumirë të mundshme me Chelsean në janar. Ardhja eventuale e Cristiano Ronaldos në Londër mund të favorizojë më tej largimin e marokenit në Milano në formë huazimi.
Megjithatë, ekziston problemi i rrogës: nëse 3 milionë eurot që duhet të marrë Ziyech për gjashtë muajt e ardhshëm jane ok, do te duhet te rinegocohet pas qershorit per nje rroge tjeter pasi aktualisht ai fiton 6 mln euro ne sezon! Do te duhet qe ai te zbrese te 4 mln eurot qe me dekretin e rritjes do te jene rreth 2.5 mln euro per Milanin…