Ditën e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar do të përballen dy lojtarë të Milanit të dikurshëm si shokë skuadre. Po i referohemi Simon Kjaer dhe Olivier Giroud, të cilët do të përballen nesër në orën 17:00 ne Katar.
Danimarka dhe Franca do të sfidohen në Stadiumin 974 në Doha (stadiumi i perbere nga kontienierë qe do te cmontohen pas Boterorit). Kombëtarja daneze barazoi 0-0 ndaj Tunizisë në ndeshjen hapëse, ndaj i duhet më shumë për të marrë një rezultat të mirë. Në vend të kësaj, djemtë e Didier Deschamps mundën Australinë 4-1 falë dy golave të shënuar nga sulmuesi i Milan.
Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës, në konferencën për shtyp vlerësoi Giroud-in dhe zbuloi gjithashtu një prapaskene te bukur: “Ai është ndoshta më i fortë se në të kaluarën. Unë fola me Kjaer për të, për detaje të vogla për ta ndaluar.
Simon mund të thotë shumë për Giroud. Le të shpresojmë se njohja e tyre me njëri-tjetrin është një avantazh. Dicka qe me ka thene eshte se sipas Kjaer, Giroud nuk vleresohet absolutisht aq sa duhet dhe se eshte me i forte nga sa duket”.
Trajneri danez shpreson se fakti që Kjaer e njeh Olivier do t’i ndihmojë ekipit të tij, i cili do ta gjejë atë si kundërshtar nesër në Doha. Sigurisht që kapiteni i Danimarkës mund t’u japë disa këshilla shokëve të tij të skuadrës që të përpiqen ta ruajnë dhe kufizojnë në mënyrë efektive.
Por Franca ka aq shumë lojtarë të nivelit të lartë sa që nuk do të jetë vetëm Giroud për t’u mbajtur nën sy. Do të jetë një ndeshje shumë interesante për tu ndjekur pasi shume gjera te grupit mund te ndahen qe neser…