Jo vetëm për shqiptarët, lojtarët e Serbisë janë më të úrryèrìt tani edhe në Brazil

Brazili e ka nisur Botërorin në mënyrën më të mirë duke mundur Serbinë 2-0. Goli i dytë i Richarlison ishte bukuri më vete, ndoshta mund të jetë goli më i bukur i këtij kompeticioni deri në fund, megjithëse duhet të presim ende, por është shumë e vështirë për t’u konkurruar.

Megjithatë lojtarët e Serbisë janë më të urryerit në Brazil tani. Kontaktet e shumta dhe përplasjet me Neymar e detyruan trajnerin që ta nxirrte nga fusha e blertë.

Ylli i PSG nuk dukej aspak mirë dhe ndiente dhimbje të mëdha, ndërsa pritet që të kemi më tepër të dhëna në orët në vazhdim sa i përket dëmtimit.

Lojtari i PSG u zëvendësua 15 minuta para se të përfundonte takimi, për shkak të një dëmtimi të marrë pas një goditjeje në kavilje.

Sikurse shikohet edhe nga pamjet, kavilja e sulmuesit është e ënjtur dhe frika është prezente që mund ta humbasë duelin e radhës me Zvicrën.

Gjithsesi pritet që Neymar të bëjë kontrollet mjekësore, që mjekët të japin verdiktin e tyre, nëse mund të aktivizohet apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *