Ibrahimovic ende protagonist në TV: ku dhe kur do ta shohim!

Zlatan Ibrahimovic duket se tashme eshte duke e percaktuar te ardhmen e tij pasi te vare kepucet ne gozhde pasi marrë shumë pëlqim për televizionin. Siç do ta kujtojnë të gjithë, ai ishte një nga prezantuesit e Festivalit të Sanremos 2021, së bashku me Amadeus dhe Fiorello. Së fundmi ai prezantoi Striscia la Notizia së bashku me Sergio Friscia dhe Roberto Lipari, duke bërë që vlerësimet e transmetimit të Canale 5 të fluturojnë.

Por angazhimet televizive të qendërsulmuesit të Milanit nuk kanë mbaruar për këtë 2022. Në fakt, portali Dagospia ka zbuluar se ai do të jetë ndër protagonistët e “Stanotte a Milano”, një transmetim Rai 1 i drejtuar nga Alberto Angela. Episodi special do të transmetohet mbrëmjen e 25 dhjetorit, ditën e Krishtlindjes. Programi i njohur do të flasë për qytetin Lombard dhe do të merret edhe me stadiumin San Siro, një vend shumë i dashur për Ibrahimovic.

Teksa pret të luajë sërish ndeshje, sulmuesi suedez është i zënë edhe me aktivitete të tjera jo sportive. Megjithatë, synimi i tij kryesor mbetet të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i fundit dhe të jetë në gjendje 100% fizike në janar 2023. Ai dëshiron të ndihmojë Milanin të luftojë për Scudetton dhe të përparojë në Ligën e Kampionëve.

Kujtojme qe nga skena e Globe Soccer Awards në Dubai, Zlatan Ibrahimovic foli edhe për pasionin e tij për futbollin dhe idhujt e tij sportiv: “Pasioni është ai që te ben te ecesh përpara. Unë jam 41 vjeç, nëse nuk do të kisha pasion nuk do të kisha mbijetuar. Gjithçka shkon shpejt, unë gjithmonë duhet të punoj shumë, të stërvitem, të rikuperoj”.

“Pasioni, pasion, pasion. Kur humbet pasioni, humbet disiplinën. Frymëzimi im i vërtetë është legjenda Mohamed Ali, por nëse më duhej të zgjidhja një lojtar si rol model, do të thosha Ronaldo Fenomeni, sepse me ka bere te magjepsem nga futbolli dhe menyra se si ai luante”, u shpreh suedezi.

“Kohet kane ndryshuar me te rinjte e sotem dhe sigurisht qe ne duhet te jemi te vetedijshem per kete gje. Futbolli ka avancuar dhe sot ndoshta eshte me e veshtire. Sigurisht, nuk kam kembet e dikurshme dhe shpejtesi, por e kam balancuar kete gje me pervojen qe kam akumuluar per te zgjidhur situatat ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *