Ish-lojtari i Milanit, Marcel Desailly është intervistuar në faqet e Gazzetta dello Sport. Me origjinë nga Gana, Desailly fitoi gjithçka duke veshur ngjyrat e kuqezinjve dhe gjithashtu ngriti Kupën e Botës në qiell me Francën në 1998. Në bisedën e dhënë te Gazzetta, ai foli për lojtare të ndryshëm nga Milani dhe klubin në përgjithësi.
Duke pasur parasysh Kupën e Botës që po luhet në Katar dhe duke pasur parasysh praninë masive të lojtarëve francezë te Milani i sotëm, ishte e pamundur që Desailly të mos niste nga lojtarët franceze që përbëjnë një bërthamë të fortë brenda skuadrës së Piolit.
Në veçanti, pati fjalë të ëmbla për dy të përfshirë aktualisht në Kupën e Botës: “Theo mund të bëhet më i forti në botë: ai është një kameleon, ai ka aftësinë të ndryshojë funksionin e tij brenda ekipit. Giroud? Në përputhje me stilin e tij!
Pioli dhe Milani kishin nevojë për një lojtar të përvojës së tij, të aftë për të bërë diferencën në momente të rëndësishme”. Midis shumë lojtarëve franceze kuqezi, megjithatë, ka dikush që nuk është në Katar: ky është rasti i Mike Maignan, i cili u ndalua nga një dëmtim:
“Në top 5 të më të mirëve në botë? Tani jo sepse është ende i demtuar po për Milanin eshte shumë i rëndësishem dhe mund të përmirësohet ende shumë ne te ardhmen”. Fjale të rëndësishme të një futbollisti që bëri histori.
Por argumentet e Desailly nuk u ndalën vetëm te kombëtarja franceze. Ish-mesfushori i Milanit foli edhe për momentin e Milanit dhe atë që i pëlqen në këtë skuadër kuqezi: “Përzierja mes të rinjve dhe përvojës. Është mirë të fitosh Scudetton, por gjëja më e vështirë është të konsolidosh veteb.
Themelet e viteve po rikrijohen. Vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, kur ishte klubi më i mirë në botë. Milani është sërish gjallë”. Po, Milani është gjallë, por në kampionat në këtë pjesë të parë të sezonit ata janë 8 pikë larg Napolit: “Unë e dua energjinë e Napolit, por dyshoj se ata mund të vazhdojnë psikologjikisht deri në fund.
Ata nuk e kanë skuadrën për të duruar presionin: Juve dhe Milan mund të përfitojnë prej asaj renie”. Për permbysjen, ata lojtarë që drejtuan kuqezinjtë në pjesën e fundit të sezonit të kaluar duhet të behen serish lidera. Një mund të jetë Sandro Tonali: “Më pëlqen, me ate numrin 8”.
Tjetri duhet të jetë Rafael Leao, për të cilin Desailly nuk nxiton të gjykojë: “Leao si Henry? Qete! Më duket se Leao është bërë yll edhe para se të bëhet yll. Ai ka potencial të madh, por ai nuk më jep idenë që eshte i pamëshirshëm para pore. Unë i kërkoj Leaos të krijojë karakterin e tij”