E mbani mend Sebino Plakun? Tirana i befason të gjithë me lëvizjen e fundit, prezanton golashënuesin e njohur

Ka provuar të veshë fanelën me shumë skuadra në Superiore, por tanimë Sebino Plakun do ta shohim si trajner te Tirana.

Është klubi bardheblu që ka zyrtarizuar ish-sulmuesin në krye të skuadrës U-15. Lajmi bëhet i ditur në kanalin zyrtar, ku tregohet marrëveshja e arritur mes palëve.

Në një moment ku e gjithë vëmendja është zhvendosur te Botërori “Qatar 2022”, në klubin kryeqytetas po punohet intensivisht për të pasuruar organigramën me emra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar.

“Akademia e Futbollit Tirana njofton afrimin e trajnerit Sebino Plaku ne rolin e trajnerit te ekipeve të grupmoshave U-14 dhe U-15 të kategorisë së dytë.

Sebino Plaku do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit të parë. Ish-futbollisti me një karrierë të pasur sportive vjen tashmë si pjesë e stafit bardheblu.

Akademia sigurohet të sjellë në krye të të rinjve trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *