Çdo ide se Charles De Ketelaere mund të lejohet të largohet nga Milan në merkaton e janarit është kundërshtuar me forcë nga gazetari Carlo Pellegatti. Milani ishte i mbyllur në një negociata të gjata për të nënshkruar me De Ketelaere gjatë verës me Leeds United gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e belgut.
Kuqezinjtë përfundimisht fituan garën duke paguar jo pak por ne total rreth 35 mln euro bashke me bonuse. Megjithatë, 21-vjeçari nuk ka shënuar ende një gol dhe do të ishte e drejtë të thuhet se ai nuk po pershtatet ende dhe ka nevoje per kohe…
TEAMtalk raportoi në fillim të javës se Leeds ka ‘kërkuar që të mbahet i informuar nga Milani’ mbi planet e tyre për De Ketelaere qe eshte ne Boteror me Belgjiken por qe ende nuk e ka pare fushen. Drejtuesi i Leeds Victor Orta dhe trajnerin e ekipit të parë Jesse Marsch jane ende admirues të mëdhenj të lojtarit.
Tani, Carlo Pellegatti ka hedhur pak dritë mbi planet për të ardhmen e De Ketelaere teksa foli në një intervistë për Radio Rossonera, duke hedhur poshtë çdo mundësi për një largim pas vetëm disa muajsh. “As qe behet fjale fare! Milani absolutisht nuk dëshiron ta huazoje atë”, tha ai (përmes TEAMtalk).
“Vështirësitë e javëve të fundit janë vetëm të përkohshme. Ata nuk mendojnë se ai nuk është një lojtar që do të jetë në gjendje të shprehë cilësitë e tij në muajt e ardhshëm. De Ketelaere eshte investim qe eshte bere jo per 6 muaj sic tha Maldini po per 5 vjet.
Harrojeni qe Milani ta jape ne merkato, qofte edhe huazim, qofte edhe nese shitet edhe mbi vleren qe eshte blere. Sipas drejtuesve ai do te arrije te vleje dyfish brenda 2 viteve te ardhshme”.