Cekja i Beratit së fundmi ka qenë i ftuar në TV ORA, në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka ndarë me moderatoren Ester Bylyku, disa histori gazmore të karrierës dhe jetës së tij private.
Por ajo më e rë da për të, ishte kur aktorit iu nda babai nga jeta. Ester Bylyku: A ka pasur ndonjë rast, që ke dashur të të marrin seriozisht, por nuk të kanë marrë?
Sejfulla Myftari (Cekja): Po, kur më vd.q babai. Ngaqë kisha bërë shume kamera të fshehta, shokët nuk më besonin, mendonin se po bëja ndonjë lojë. Më pyetën disa herë nëse ishte e vërtete. Ky ishte kulmi.
Ester Bylyku: Cila është dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë që të kanë bërë? Sejfulla Mytari (Cekja): Më dërgoi njëherë Kryeministri një dhuratë, ishte në një kuti të bukur. U gëzova unë, oooo thash, më ka sjellë lekë.
Ester Bylyku: Mos më thuaj që të kishte sjellë një shishe verë. (qesh) Sejfulla Mytari (Cekja): Po, atë më kishte sjellë. Po kur e pashë kutinë në fillim, e bukur e madhe, u gëzova shumë (qesh). Megjithatë e vlerësoj dhuratën, për mua rëndësi ka gjesti dhe ishte shumë e bukur.
Ester Bylyku: A është xheloze gruaja për ty? Cekja: Jo, asnjëherë nuk ka qenë. Ester Bylyku: Po ti për të? Cekja: Unë kam qenë terr, mizerabël. Isha si ata me kanun. Sidomos në rini, isha i fiksuar me orarin. Nëse rruga nga puna në shtëpi ishte pesë minuta, nëse gruaja vonohej 6-7 minuta, plaste sherri (qesh). Kam qenë shumë fanatik.