WC2022: Super Shaqiri, Zvicra shënon golin e parë për këtë Botëror

Zvicra do të nisë në orën 11:00 ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Katar 2022, ku përballë do të ketë Kamerunin.

Trajnerët Yakin dhe Song kanë vendosur për formacionet si do e nisin këtë përballje, ndërsa Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do e nisin këtë përballje nga minuta e parë, ndërsa Jashari do e nisë takimin nga stoli.

Pjesa e parë mbyllet 0-0. 48’-Gool! Zvicra merr avantazhin, pas një asisti nga Shaqiri, Embolo e dërgon topin në rrjetë.SHIH VIDEON

Dy ekipet përfaqësuese ndodhen në Grupin G dhe e nisin aventurën në ‘Katar 2022’, në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin Al Janoub  në qytetin Al Wakrah.

Do të jetë përballja e parë mes dy përfaqësueseve pasi kurrë më herët nuk janë takuar në ndonjë botëror ose në ndonjë ndeshje miqësore.

Zvicra: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo. Kameruni: Onana, Fai, Castelletto, N’Koulou, Tolo, Oum Gouet, Anguisa, Hongla, Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *