WC2022: Lojtari i Ganës feston me “Siuuu”, Ronaldo bën reagimin e papritur në stol (video)

Portugalia dhe Gana kanë prodhuar një ndeshje mes emocioneve dhe golave. Portugalia ka arritur që të fitojë ndaj Ganës me shifrat 3-2. Një takim emocionues që nisi me lotët e Kristiano Ronaldos në momentin e himnit.

Ylli portugez gjeti golin e parë me penallti në minutën e 65, pas gabimit të bërë në ndërhyrje nga Salisu. “Siuuuu” nisi dhe rekordi gjithashtu, Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 5 Botërore të ndryshme.

Ganezët barazuan menjëherë me Ayew, por Joao Felix dhe i sapo futuri Leao i dërguan shifrat në 3-1. Në fund, Bukari i ngushtoi shifrat në 3-2, aq sa do të mbyllej edhe takimi.

Portugezët shënuan të parët me Kristiano Ronaldon me penallti në minutën e 65, me ish-futbollistin e Manchester United që festoi me “Siuuuu”.

Ndërkohë barazimi do të vinte nga Ayew, përpara se Joao Felix dhe Leao të dërgonin shifrat në 3-1. Në fund kishte vend edhe për golin e Bakari që ngushtoi diferencat. I hedhur në fushë në pjesën e dytë, Bakari nuk ngurroi të imitonte festimin e Ronaldos me “Siuuu”.

Ylli portugez kishte përfunduar në pankinë vetëm një minutë para se ganezi të tundte rrjetën. Ronaldo u pa jo pak i nervozuar në stol teksa Bakari ishte në momentin e tij të festimit.SHIH VIDEON

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *