Japonia ka shënuar dje fitore senzacionale ndaj ish-kampionit të botës, Gjermanisë në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Ndeshja e grupit E që u zhvillua në “Khalifa International Stadium” i takoi kombëtares japoneze me rezultat 1:2. Këtë ndeshje e ka komentuar edhe trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani.
Por, te deklarata e “Tokit” vëmendja mori edhe shprehja e tij raciste ndaj futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger. Tovërlani mes tjerash e ka quajtur Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”.
“Kjo është katastrofë. Dhe me të tregu drejt, aq shumë më ka irrituar sot ai Rudigeri, ai futbollisti me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh 1:0…”, tha Tovërlani mes tjerash në RTV Dukagjini.SHIH VIDEON
Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani i ftuar në “Duelin Botëror” ka diskutuar rreth “fuqisë” që ka Gjermania.Ai tha se “nuk është një Gjermani që e kemi pa shumë në të kaluarën”.
Tovërlani po ashtu shtoi se “nuk është skuadër e fortë sikur në vitin 2024, Japonia e meritoi fitoren”. Kjo është vetëm nata e pestë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.