Cristiano Ronaldo është parë teksa qan gjatë këndimit të himnit të Portugalisë, para ndeshjes me Ganën në Kampionatin Botëror.
Portugezi u dëgjua të këndonte me zë, teksa u vu re që kishte shumë emocione. Më poshtë gjeni videon ku portugezi shihet me lot në sy.
Cristiano Ronaldo's tears while chanting the anthem 🥹#PORGHA | #FIFAWorldCup
https://t.co/9zpm4HVnXL— 🆉🅸🆉🅾🆄 (@zi_46) November 24, 2022
Cristiano Ronaldo ka zbritur në fushë me Portugalinë e tij për të luajtur për herën e pestë në një Kupë të Botës.Luzitanët po sfidojnë Ganën në Grupin H.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka pasur një rast të artë në minutën e 10-të të ndeshjes, por nuk ka arritur të
shfrytëzojë. Portugezi ka dalë i vetëm përvballë portierit, por nuk e ka kontrolluar topin si duhet.SHIH VIDEON
Portugalia dhe Gana synojnë të marrin tri pikët dhe vendin e parë në grup, duke parë se dy skuadrat e tjera të
grupit, Uruguai dhe Koreja e Jugut, janë ndarë na barazim 0-0.
Fernando Santos i ka besuar repartin e sulmit CR7, Joao Felix dhe Otavios, 27-vjeçarit të Portos, ndërkohë që Rafael Leao e fillon takimin nga stoli. Ronaldo synon ta nisë me gol dhe fitore Botërorin e pestë në karrierë.