“Partneri më tha o mua, o maçokun”, aktorja shqiptare: Si mund të mos e duash këtë?

Kafshët shtëpiake të dhurojnë shumë dashuri, por ato kanë nevojë për shumë kujdesje dhe përkushtim. Ndonjëherë mbajtja e një kafshe mund edhe të bëhet problem për njerëzit e tjerë rreth e qark e sidomos kur jeton në pallat.

Në “Aldo Morning Show” u diskutua pikërisht për këtë temë, a duhen mbajtur kafshët në pallat? Një nga telefonueset e ditës së sotme ishte dhe aktorja Françeska Hysi, e cila doli në lidhjen direkte së bashku me macen e saj. Ajo ka treguar se në fillim partneri i saj nuk ka qenë dakord me mbajtjen e një maceje, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar.

Aldo: Ke patur probleme me komshinjtë? Françeska Hysi: Nuk cënon fare as hapësirat e përbashkëta, as nuk mjaullin sa të shqetësoj banorët e tjerë. Dhe nuk kam patur probleme.

Aldo: Ti problemin e ke me njerëzit e shtëpisë, apo jo? Françeska Hysi: Unë gjithë jetën kam jetuar me macen, e kanë pranuar tani. Megi Latifi: Por nëse vjen një partner që thotë o mua, o macen? Se ndodh.

Françeska Hysi: Unë e kam një partner që më thoshte o mua, o macen, sapo hapet dera e shtëpisë nuk më thërret mua, por thërret macen. Po shikoje vetë, si mund të mos e duash këtë?

Aldo: Ça është, mace a maçok? Françeska Hysi: Maçok angora turke, domethënë një racë shumë e dashur. Aldo: Racë e dashur por kur i vjen vakti, i ziu “heq picirr”, përderisa nuk del nga shtëpia.

Françeska Hysi: I vjen vakti, por ia kemi ndërprerë mundësinë t’i vijë vakti. Aldo: Francezët i thonë tredhje. Po mirë nuk i keni cenuar dinjitetin? Françeska Hysi: Edhe unë kam qenë e shqetësuar për këtë.

Aldo: Në fakt, në fakt jashtë batutave, përderisa ti i dhuron dashuri dhe maçoku të jep dashuri. I ke cenuar dinjitetin.

Françeska Hysi: Unë kam jetuar me mace gjatë gjithë jetës sime, Oreo nuk është macja e parë. Edhe më herët jam interesuar për këtë gjë, ia cenon jetëgjatësinë, a cenon karakterin e maces. Është e vërtetë që i ndodh të bëhet pak më e qetë. Nuk janë më aq lozonjare saç janë kotelet në fillim kur nuk janë të kastruara. Asgjë tjetër nuk ndikon më. Ai është 5 muajsh dhe nuk e njeh fare si ndjesi. Pra nuk është se e kam marrë të rritur që ai e dinte, të themi i ka ardhur njëherë vakti.

Aldo: Mos harro që i ke mohuar seksin. Françeska Hysi: Unë nuk e shikoj në këtë lloj mënyre. Aldo: Se shikon ti po e shikon ai. Françeska Hysi: Po ta shikonte ashtu do ndihesha shumë keq. Aldo: Prandaj po vazhdoj ta bëj që të ndihesh keq

Françeska Hysi: E gjitha kjo bëhet që të mos shumohen kafshët dhe të mos mbetet shumica e tyre në rrugë. Pra bëhet për të ulur numrin e shumimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *