Nis Botërori i Rafa Leao-s! Sytë e Milanit dhe Europës te talenti portugez: propozimi i fundit kuqezi ka mbërritur

Rafael Leao do te beje sot paraqitjen e tij të parë ndonjëherë në Kupën e Botës për Portugalinë dhe pa dyshim është një vitrinë për të që të afirmohet në skenën më të madhe. Sipas MilanNews, shtypi portugez beson se Leao bashke me Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva në mbështetje të Cristiano Ronaldos do te jene pikat e forta!

Por duket sikur anësori i Milanit do te jete gjithashtu ne balotazh te vazhdueshem me Joao Felix të Atletico Madridit. Pavarësisht nëse do të startojë sot apo do të futet nga pankina, paraqitjet e mira në kompeticionet më të mira ndërkombëtare jane hapi i radhës që Leao do të duhet të bëjë për të hyrë në rrethin e sulmuesve elitë në futbollin botëror…

Do të jetë gjithashtu një vitrinë edhe për Milanin, pasi do të jetë në gjendje të sigurohet që talenti i tyre të njihet për të gjithë botën. Ndërsa situata në lidhje me të ardhmen e Leaos mbetet e paqartë, ish-lojtari i Lille nese do te luajë në një nivel shumë të lartë mund të tërheqë disa oferta të mëdha.

Lidhur me të ardhmen e Rafael Leaos, Claudio Raimondi, duke folur për SportMediaset në Italia Uno, shpjegoi se lojtari portugez, nëse do të jepte paraqitje të rëndësishme gjatë turneut në Katar, ai mund të tërhiqte më shumë vëmendjen e tij.

“Milani është ende i vendosur në propozimin e rinovimit prej 6 milionë eurosh në sezon plus vullnetin e klubit për të ndihmuar lojtarin të paguajë gjobën e famshme ndaj Sporting Lisbonës.

Do të shohim nëse kjo do të mjaftojë për të marrë rinovimin, pa harruar se klube si Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid mund t’i garantojnë atij një pagë më të lartë. Prandaj fati i Leaos kalon edhe nga Kupa e Botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *