Dygoleshi me Australinë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës është vetëm i fundit në një seri momentesh të paharrueshme që Olivier Giroud i ka dhënë vetes dhe tifozëve të tij në këtë 2022. Një vit, ende pa mbaruar dhe me gjithë turneun në Katar për të luajtur , i cili ishte e mrekullueshem për sulmuesin francez që ndoshta nuk e ka përjetuar kurrë një moment të tillë.
Njeri rekord – Siç raporton Corriere dello Sport mëngjesin e sotëm, Giroud me golat e tij ndaj Australisë vendosi disa rekorde të rëndësishme për historinë e kombëtares së tij. Së pari, ai iu bashkua Thierry Henry-t me 51 gola, në krye të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të përzgjedhjes franceze.
Olivier gjithashtu u bë golashënuesi më i vjetër ndonjëherë në Kupën e Botës për Francën, duke kaluar Zinedine Zidane dhe golin e tij në finalen e 2006 kundër Italisë, dhe golashënuesi më jetëgjatë për Francen! Në moshën 36 vjeç e 53 ditë, ai vazhdon shenon…
Dhe tani, me dyert e titullaritetit të hapura pas mungeses së Topit të Artë Karim Benzema, Giroud ka mundësinë të vazhdojë të rishkruajë librin e rekordeve të ekipit kombëtar francez të futbollit. Te gjithe e duan te Franca, te gjithe flasin mire…
Siç u përmend tashmë, viti kalendarik 2022 i përjetuar nga Olivier Giroud ishte i jashtëzakonshëm. Kupa e Botës e arritur me Francën, dy golat në ndeshjen e parë dhe rekordi i Henry janë vetëm maja e një ajsbergu që është vërtet gjigant poshtë.
Sulmuesi kuqezi shënoi historinë e Milanit në udhëtimin triumfal që i çoi kuqezinjtë drejt fitores për Scudetto. Golat ndaj Interit, Napolit, Lazios dhe Sassuolos ishin mese vendimtare. Giroud hyri në dhomën e zhveshjes së kuqezinjve si zevendes i Ibrës dhe gradualisht zuri qendër skenën, me karizëm të madh dhe shumë shpejt u bë i preferuari i tifozëve.
Në pjesën e parë të sezonit ai kontribuoi në kalimin në fazën eliminatore të Champions League me 4 gola në 6 ndeshje dhe gola të tjerë të rëndësishëm në derbi dhe në fund me Spezian. Pas kthimit të tij nga Katari në janar, Giroud do të takohet me Milanin dhe do të fillojnë negociatat për rinovimin që deri më sot, duke pasur parasysh kushtet dhe marrëdhëniet rozë mes palëve të përfshira, duket të jetë thjesht një formalitet.
Sot në mëngjes Gazzetta dello Sport raportoi fjalët e Michael Manuello, agjentit të Olivier Giroud, i cili foli kështu për klientin e tij që po përjeton një nga momentet më te bukur të karrierës së tij: “Italia e ka kompletuar sepse i kërkojnë gjëra të ndryshme në Serie A. Ai qëndron në fushë më shumë se në të kaluarën dhe ka përgjegjësi si sulmues startues. Olivier ka qenë shpesh numri 2 ose 1 e gjysmë në hierarki, ndërsa te Milani është një nga referencat e skuadrës. Milani i ka ndryshuar jeten dhe karrieren”.