“Kur babai im luante te Juventusi, unë bëja tifo për Milanin…” Rrëfimi që ka joshur drejtuesit kuqezi në merkato?!

“Nuk e di pse, por kur babai im luante për Juventusin, unë isha për Milanin. Adhuroja Shevchenko dhe Crespo”. Këto ishin deklaratat e bëra rreth një vit më parë nga Marcus Thuram. Në fakt, sulmuesi francez nuk e ka fshehur kurrë këtë gjë dhe sigurisht qe drejtuesit kuqezi e dine me se miri…

Djali i Lillian Thuram qe ne Itali ka lene gjurme, po mendon per te ardhmen dhe ajo nuk do te jete sigurisht te Borussia Monchengladbah. Vetem nje demtim ndali largimin e tij para 1 viti dhe madje ishte Interi me prane transferimit por me pas zgjodhen te marin Correa.

Keshtu, tashme ai rikthehet serish ne mode dhe nje okazion sepse kontrata i skadon ne 30 qershor te vitit te ardhshem. Ndaj, nje parameter zero me nje rroge jo te larte dhe sidomos me nje komision per t’u paguar qe mund te preke 5-6 mln eurot.

Thuram eshte ende 25 vjec dhe ne kulmin e karrieres. Babai i tij eshte nje udhezues i rendesishem i familjes dhe ndonje keshille mund t’ia kete dhene por rivali i vertete ne merkato per shume klube quhet Bayern Munich, qe ne vere mund ta joshe me nje rroge me te larte dhe per ta mbajtur ne Bundesliga.

Sivjet ne Bundesliga, Thuram Jr ka luajtur 15 ndeshje duke shenuar 10 gola dhe asistuar 3 here. Gjithashtu ne Kupen e Gjermanise ka 3 gola dhe 1 asist ne 2 ndeshje. Ka debutuar edhe ne Boteror me Francen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *