GDS | Milani po “ndërton” numrin 9 në shtëpi. Huazimi mbetet plan B deri tani, sepse ka një kusht bazë

Marko Lazetic me ritme golash teksa luhet Boterori ne Katar. Sulmuesi i Milanit, më ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian nën 19 vjeç kundër Norvegjisë, e çoi skuadrën e tij drejt fitores duke shënuar një gol, i cili erdhi pas dy golave te tjere të tij ndaj Maqedonisë pak ditë më parë. Klubi po vëzhgon me vëmendje rritjen e Markos dhe është gati ta përfshijë atë gjithnjë e më shumë në ekipin e parë.

Siç raportohet sot nga Gazzetta dello Sport, ambientimi i Lazetic zgjati më shumë sesa mund të mendohej kur ai zbarkoi në Milano. Në momentin e ardhjes së tij, janarin e kaluar, ai ishte sulmuesi i tretë pas Ibra dhe Giroud, por në moshën 18-vjeçare ai u përdor vetëm për 4 minuta në Coppa Italia.

Lazetic, gjithashtu i pafat me problemet fizike, iu desh të punonte dhe po punon ende për të gjetur ritmin dhe besimin e duhur në futbollin italian. Këtë vit ai e nisi me këmbën e djathtë: dy gola në Ligën e të rinjve kundër Dinamos dhe Salzburgut dhe një hat-trick të mrekullueshëm kundër Atalantës në kampionat.

E gjithë kjo u kalua nga paraqitjet me kombëtaren, ku eshte edhe kapiten i së cilës. Pioli i dha, më shumë nga nevoja se çdo gjë tjetër, 8 minuta në sfiden ne Kremona dhe tani ai dëshiron ta mare në grumbullim ne Dubai, ku futbollisti i datelindjes 2004 do te provohet dhe ne miqesoret qe jane ne program.

Trajneri i tij në Primavera, Ignazio Abate, pak ditë më parë foli shumë për të: “Lazetic është i përulur, ka qëndrim pozitiv. Pra është shembull për të gjithë bashkëlojtarët”.

E vërteta është se Marko Lazetic është një projekt i vërtetë për Milanin. Kur ai mbërriti nga Crvena Zvezda kishte shumë entuziazëm rreth lojtarit të përmendur tashmë si trashëgimtari i mundshëm i Dusan Vlahovic. Dhe ai në fakt mund të ndiqte rrugën e bashkatdhetarit më popullor, i cili gradualisht pushtoi Fiorentinën përpara se të mbërrinte te Juventusi.

Objektivi i kuqezinjve me Lazetic ka qenë gjithmonë të përpiqen të krijojnë numrin 9 të së ardhmes direkt në shtëpi, gati për të zëvendësuar dyshen Ibra-Giroud kur te terhiqen. Rritja pas më pak se një viti ka filluar të shihet, por rruga është ende e gjatë.

Pas ecurisë së fundit dhe nisjes për në Dubai brenda pak ditësh, duket qartë se Milani dëshiron t’i jape me shume hapesira. Huazimi, qe ishte prane kryerjes ne verë dhe në javët e fundit, mbetet vetëm një opsion B: klubi dëshiron të gjejë një ekip që i garanton Markos të luajë me vazhdimësi absolute dhe jo per ne stol. Nese nuk ndodh kjo, qendron te Milani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *