GDS | Ballo-Toure drejt largimit, Milani monitoron 3 emra nga Serie A!

Milan mund të shesë Fode Ballo-Toure ne janar dhe do te duhet nje oferte me vlere 5 mln euro. Nese ai shitet, janë tre emra në listën e zëvendësuesve të mundshëm, sipas asaj që raporton një gazetar i njohur.

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Carlo Laudisa foli në kanalin YouTube të Carlo Pellegatti dhe u pyet për mundësinë e ndryshimeve në rolin e mbrojtësit të majtë qe do te jete zevendes i Theo Hernandez. Shume emra ne listen kuqezi por ja disa qe po ndiqen…

Laudisa konfirmoi se lamtumira e Ballo-Touré është me të vërtetë një mundësi dhe se ka disa opsione brenda e Italise që mund të jenë me interes për Milanin për ta zëvendësuar atë, duke filluar nga Fabiano Parisi i Empolit, qe tashmë kushton më shumë se 10 milionë euro.

Emanuele Valeri është gjithashtu në radarin e kuqezinjve dhe 23-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën e tij me Cremonese e cila skadon në vitin 2024, që do të thotë se ai mund të largohet me një marrëveshje me çmim të ulët. Emri i tretë dhe i fundit që pëlqen Milani është Antonino Gallo (22) nga Lecce.

Por, te mos harrojme, sipas një raporti nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo, drejtuesit e kuqezinjve po ndjekin nga afër situatën e Alejandro Balde Martínez, i cili aktualisht është te Barcelona.

Për më tepër, kontrata e tij skadon në qershor 2024 dhe Djalli dëshiron të bëjë një përpjekje për ta sjellë atë në Milano. Barça, megjithatë, po këmbëngul në përpjekjet e tyre për të rregulluar rinovimin e tij dhe kështu mbyllin derën për çdo dalje të mundshme për momentin.

Drejtuesit jane duke e vezhguar edhe ne Boteror, pasi ai eshte therritur nga Luis Enrique dhe madje beri debutimin e tij diten e djeshme ne fitoren e thelle 7-0 ndaj Costa Ricas. Balde u aktivizua ne pjesen e dyte ne vend te Jordi Alba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *