Fitorja e Arabisë ndaj Argjentinës motivon edhe sulmuesin e Kombëtares, shënon dy gola dhe jep 1 asist

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, shkëlqeu me dopietë dhe asisti në miqësoren që ekipi i tij Khaleej zhvilloi ditën e sotme ku triumfoi me rezultatin 5-0.

Kujtojmë që prej janarit bomberi kavajas u transferua në Arabinë Saudite, ku kërkon të shndërrohet në protagonist. Dopieta e golave dhe asisti u shënuan në një ditë speciale për arabët.

Festa në dhomat e zhveshjes, në stadium e në Katar, nuk mund të kalonte pa një të tillë në Arabinë Saudite që ishte e gjitha në rrugë ditën e djeshme.

Ekzaltimi për triumfin ndaj Argjentinën ama nuk ka ngelur me kaq, pasi mbreti i sauditëve, Salman bin Abdelaziz, ka dekretuar pushim ditën e sotme si për sektorin publik dhe për atë privat me motivacionin:

“Për fitoren e kombëtares saudite ndaj Argjentinës”. Monarku ka pranuar kërkesën e djalit të tij, princit Mohamed bin Salman, që njihet gjerësisht si pronari i Njukasëllit në Premier Ligë.

Kujtojmë se Sokol Cikalleshi është i huazuar nga turqit e Konyaspor për një sezon tek ekipi arab me të rejtë blerjeje në fund të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *