Tashmë nuk fshihen më! Endri Çekiçi feston ditëlindjen në Shqipëri bashkë me Megin, zgjedhin Durrësin

Endri Çekiçi prej kohës është në një lidhje dashurie me moderatoren e njohur, Megi Pojani. Lojtari i kombëtares shqiptarë ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 26-të, ndrsa mund të cilësohet nhjë nga më të bukurat për mesfushorin pogradecar.

Futbollisti i njohur ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një vilë restorant afër Durrësit.

Pjesë e kësaj dite kaq të veçantë për 26-të vjeçarin nuk mund të mungonte Megi Pojani, e cila nuk ishte e vetmja, pasi shoqësorhej edhe me motrat e saj.

Vetë Megi Pojani nuk ka zbuluar asgjë, pork a qenë motra e saj, Ina ajo e cila ka postuar një foto nga i njëjti ambien ku po darkonin, ndërsa siç duhet tashmë lidhje e çiftit është bërë edhe familjare mes tyre.

Në një intervistë së fundmi aktorja dhe moderatorja Megi Pojani u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Ndonëse si gjithmonë refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *