Nga Anglia ka ardhur konfirmimi se Milan është i interesuar të nënshkruajë me dy sulmues nga Chelsea në merkaton e janarit. Evening Standard raporton se Milani ka ‘ringjallur interesin’ për nënshkrimin e anësorit Hakim Ziyech dhe do të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje huazimi në afatin kalimtar të dimrit, duke pasur parasysh se marokeani ka bërë vetëm dy startime për Chelsean këtë sezon dhe dëshiron të largohen.
Sipas burimit, Paolo Maldini është i interesuar për një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me një opsion për të blerë gjatë verës, ndërsa Ziyech nga ana e tij është duke u fokusuar që të bëjë mirë në Kupën e Botës me Marokun dhe do të vendosë të ardhmen e tij pas turneut. në Katar’.
Milani dëshironte Ziyech verën e kaluar dhe miku i tij Romelu Lukaku madje ia rekomandoi idenë drejtuesve të kuqezinjve, megjithëse në fund Charles De Ketelaere u bashkua për mbi 30 milionë euro si investimi i madh sulmues.
Ndërkohë, Milani dëshiron edhe sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, por blutë ‘do të refuzojnë çdo ofertë për ndërkombëtarin shqiptar’ i cili nga ana e tij ‘nuk dëshiron të largohet’ pasi së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.
Raporti përfundon duke thënë se klubi londinez ka lëvizur për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig, Christopher Nkunku dhe është ‘i sigurt se do të nënshkruajë një marrëveshje prej 50 milion sterlinash për 25-vjeçarin, e cila është e barabartë me rreth 58 milion euro. Kjo mund të ndryshojë potencialisht planet për sulmuesit e tjerë në skuadër.