“Edhe pse Italia nuk është në Botëror, këtu kanë Kombëtaren tjetër të tyre, që është Serbia”

Italia ngjall gjithmonë interes dhe dashuri për shqiptarët. Madje aq shumë e madhe është kjo marrëdhënie sa kur luhet përballja Itali-Shqipëri, për ne përjetohet si të jetë Kosovë-Shqipëri.

Po vetë italianët, që këtë herë nuk janë në Botëror, për kë bëjnë tifo? Përgjigja është pak zhgënjyese. Gazetarja Alba Kepi që gjendet në Itali, ishte në një lidhje Skype për emisionin “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “RTV Ora”.

“Edhe pse Italia nuk është në Botëror, këtu kanë Kombëtaren tjetër të tyre, pasi Serbia quhet si një Itali e vogël. Ka në Kombëtare shumë lojtarë të Serisë A”, tha Alba Kepi.

Kujtojmë se Serbia është në grup bashkë me Brazilin, Zvicrën dhe Kamerunin, grup i ngjashëm me Botërorin 2018, ku atëherë nuk ishte Kameruni por Kosta Rika.

Zvicra e nisi me “këmbë” të mbarë rrugëtimin në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa ia ka dalë të fitojë një ndeshje shumë të vështirë përballë Kamerunit.

Përfaqësuesja zviceriane mori fitoren minimale 1-0 dhe momentalisht edhe kreun e Grupit G, ndonëse ende nuk është luajtur sfida mes Brazilit dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *