Brazil-Serbi, sapo u shënua goli më i bukur deri tani i këtij Botërori (video)

Brazili sapo ka shënuar dhe golin e dytë me Richarlison ndaj Serbisë, deri tani është padyshim goli më i bukur i këtij botërori.

https://twitter.com/i/status/1595877848820355072

Brazili ka zhbllokuar më në fund takimin ndaj Serbise dhe ka qenë sulmuesi i Tottenham, Richarlison që ka dërguar topin në rrjetë.SHIH GOLIN

Pas fitores se bukur por edhe shume te lu tuar te Portugalise ndaj Ganes, me nje fund dritherues, ne fushe
sonte eshte Brazili i Neymar, Vinicius Jr & Co. Skuadra e Selecaos, qe eshte fituese e 5 here Kupes se Botes, do
te tentoje te triumfoje edhe ne token arabe, teksa sigurisht qe niset e avantazhuar dhe favorite me grupin qe
ka ne dispozicion…

Ndaj Serbise, qe ishte surpriza e vertete e kualifikueseve, luhet ndeshja e pare e grupit. Nje grup qe sheh
Zvicren me 3 piket e para pasi mundi me golin e Embolo skuadren e Kamerunit ne sfiden e pare te zhvilluar
ne kete grup.

Për bastet, por jo vetëm, ajo është favoritja numër një për triumfin final. Një listë plot talente nga e cila Tite
mund të tërheqë, duke përfshirë lojtarët e Juventusit, Danilo dhe Alex Sandro. Surpriza në formacionet zyrtare
Brazil-Serbi. Një mbi të gjitha: Vllahovic, pavarësisht thashethemeve të orëve të fundit, e nis nga stoli. Hapësirë
për Tadicin dhe Milinkovic-Saviçin pas Mitrovicit, me një Gudelj shtesë në mesfushë pranë Lukicit.

Milinkovic-Savic ne porte. Te Brazili risia është Paquetà dhe jo Fred në mesfushë përkrah Casemiros, ndërsa në
sulm është Richarlison që fiton balotazhin me Gabriel Jesus. Për pjesën tjetër, konfirmohet: Neymar, Vinicius
Raphinha ne sulm. Në mesfushë Casemiro, ndërsa pas çiftit të testuar Thiago Silva-Marquinhos, në krahë
lojtarët e Juventusit, Danilo dhe Alex Sandro.

NDESHJA – Pjesa e pare mes Brazilit dhe Serbise u mbyll 0-0 pa gola! Ndeshja ka nisur me ritme te shpejta ku
si Brazili, ashtu edhe Serbia, perpiqen qe te luajne topin. Por, ritmet me pas kane rene pak dhe sigurisht qe
luhet me duele me shume si ai mes Lukic dhe Neymar. Lojtari i Torinos eshte nje hije pas brazilianit dhe i
zhvesh edhe fanelen ne nje dyluftim prane rivenies anesore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *