Kaos dhe sherr ne Lega Calcio Serie A! Aurelio De Laurentiis para asamblesë së djeshme të Lega Serie A ka rritur edhe një herë tensionin mes klubeve në korridoret e “Via Rosellini”. Një shfaqje që bëri që shtatë klube (Napoli, Roma, Juventus, Inter, Milan, Fiorentina dhe Monza) të largoheshin nga selia e Ligës edhe para fillimit të takimit, i cili më pas vazhdoi me vetëm 12 klube të pranishme (minimumi që kërkohet nga statuti për të filluar një asamble),
Jo të shtatë klubet vendosën të largoheshin nga takimi me dëshirën për t’u pajtuar së bashku me presidentin e Napolit, i cili në veçanti u ankua për ndarjet në operacione, vizion dhe pamundësi për të vendosur ne Lega Calcio.
Në fakt, shpërthimi ndikoi në zgjatjen e mëtejshme të kohës në Ligë, ku asambleja nuk do te fillonte në orën 14:15 siç parashikohej në thirrjet e dërguara klubeve ditët e fundit. Dhe për të zgjatur më tej kohën, pati hapa të mëtejshëm dhe takime para asamblesë mes disa menaxherëve.
Kështu, pas 45 minutash pritje, disa nga shtatë klubet zgjodhën të largoheshin nga selia e Lega Serie A më shumë të mërzitur nga një tjetër humbje kohe sesa për mbështetjen e vërtetë për fjalët e De Laurentiis. Pa marrë parasysh klimën e tensionit që u ngrit pas acarimit të patronit të Napolit, që çoi, sipas disa drejtuesve, në kushte në të cilat ishte e pamundur të fillonte asambleja.
“Në fillim të asamblesë shtatë skuadra zgjodhën të ushtrojnë të drejtën e tyre: të mos marrin pjesë në asamble, duke krijuar pasiguri në fillim edhe sepse ne duhej të verifikonim nese ishin pjeemarraresit e duhur per te nisur mbledhjen.
Arsyet që i shtynë skuadrat të mos merrnin pjesë ishte mosarritja e një marrëveshjeje për disa çështje në rendin e ditës, veçanërisht për zgjedhjen e këshilltarit”, shpjegoi në konferencën për shtyp presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini.