Napoli po zhvillon një sezon fantastik, të paktën deri tani që është pauza për shkak të ndeshjeve të kampionatit Botëror që mbaron më 18 dhjetor.
Aurelio De Laurentiis, duke përfituar nga pauza, do të përshpejtojë rinovimet e kontratave për të evituar ndonjë surprizë të hidhur.
Kontrata e kapitenit Giovanni Di Lorenzo skadon në vitin 2026 dhe Napoli planifikon ta zgjasë atë të paktën deri në 2027-ën, me opsionin e një viti shtesë, pra deri në 2028-ën, sepse lojtari është plotësisht i disponueshëm për të përfunduar karrierën e tij në Napoli.
Nga ana tjetër, e njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin që dëshiron ta ketë atë në skuadër të paktën deri në 2027-ën.
Mbrojtësi dardan është kthyer në një titullar shumë të rëndësishëm me ardhjen e Luciano Spallettit dhe sigurisht që Napoli nuk do të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe kërkon ta ketë sa më gjatë në ekip.
Në kontratën e re do të ketë edhe një dysfishim rroge për Rrahmanin, i cili po përjeton momentin më të mirë në karrierë.