WC2022: Skena e shpifur! Ylli i Gjermanisë ofendon me gjestin e tij lojtarin japonez, por në fund mori leksione

Gjermania është “turpëruar” nga Japonia në humbjen me shifrat 1-2. Gundogan i kaloi pancerat në avantazh, ndërsa më pas erdhi përmbysja. Skena më e pështirë është ofruar nga ana e mbrojtësit Rudiger.

Ky i fundit ka nisur që të tallet me lojtarët e Japonisë për shkakun e fizikut të tyre dhe mënyrës së vrapimit. Në fund, hakmarrja shërbëhet në “pjatë të ftohtë” dhe po këta futbollistë arritën që ta përmbysnin në 1-2.

Gjermania e mbylli më humbje Botërorin Rusi 2018 dhe me të njejtën mënyrë nisi Botërorin Katar 2022. “Pancerat” dështuan sërish përballë një kombëtareje aziatike: katër vite më parë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa sot kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës dolën pa pikë në duelin e parë të grupit E, të cilin e humbën 1-2 me përmbysje. Dy skuadrave iu anulua nga një gol në pjesën e parë (Havertz/Maeda), teksa Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 33’.

Mesfushori i Manchester City u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, portieri Shuichi Gonda u tregua i jashtëzakonshëm në katër tentativa radhazi nga Hofmann dhe Gnabry, teksa edhe Manuel Neuer kreu një pritje të madhe në krahun tjetër.

Më pas dy golat e tjerë të përballjes, Japonia përmbysi gjithçka brenda tetë minutave me dy lojtarë të ardhur nga stoli, të cilët luajnë në kampionatin gjerman të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *