Thomas Muller është ende i surprizuar nga humbja me Japoninë që vendos kështu Gjermaninë në kushte aspak
të mira në grupin që sheh edhe Spanjën dhe gjithashtu Japoninë dhe Kosta Rikën.
Në fakt, me 3 pikët, Japonia niset mirë, pasi mund t’i mjaftojë edhe një fitore me Kosta Rikën për të kaluar më
tej ndërsa në anën tjetër skuadra e drejtuar nga Flick duhet të bëjë 6 pikë për të kaluar më tej…
“Jam i shokuar! Ju thoni që ishim dominues për 90 minuta e tej, por në fakt nuk ishim sepse pësuam dy gola
pas minutës së 70-të dhe kjo është diçka që nuk e shpjegojmë dot. U pa qartë se Neuer bëri një pritje që
duhet të ishte këmbana e alarmit, ndoshta menduam se do të ishim dominues dhe nuk menduam për
pasojat…”.
“Kemi bërë një gabim të madh sot dhe duhet ta pranojmë. Donim ta nismim këtë Botëror me një çlirim
psikologjik para ndeshjes ndaj Spanjës, por tani ajo kthehet një finale ku nuk ka asnjë lloj llogarie. Mbajtëm
topin dhe në raste të tjera kjo ndeshje do të kishte mbaruar me fitore, por sot jo, sepse siç thashë, duhet të
mbyllësh ndeshjet dhe jo t’i lësh të hapura”.
“Nga minuta e 60-të e tej nisëm të menaxhonim, diçka që në futboll nuk duhet bërë kurrë”. Menjehere pas
Muller, ka folur edhe Gundogan, nje tjeter lider i Gjermanise dhe te Manchester City: “E bëmë shumë të lehtë
për ta. Sidomos goli i dytë, nuk e di nëse është shënuar ndonjë gol më i lehtë në një Botëror, kjo nuk duhet të
ndodhë.
Jemi këtu në Kupën e Botës. Mendoj se ne e dominuam lojën në pjesën më të madhe. Manu Neuer na
shpëtoi një herë në pjesën e dytë, prandaj e kemi. Ne patëm disa raste të pabesueshme përpara dhe nuk
shënuam të dytin. Mënyra se si u pësuan golat brenda tetë minutave ishte shumë e lehtë.”
Ylli i Man City vazhdoi: “Kishte një mungesë sigurie ne mbrojtje. Mbajtja e topit, lëvizja. Dhe ne u mbështetëm
shumë te topat e gjatë në pjesën e dytë. Dhe ato të shkurtra që luajtëm i humbëm shumë lehtë. Ndjeva se jo
të gjithë e donin vërtet topin. Sikur nuk donin ta luanin ose sikur donin thjesht te kalonte ndeshja… Ne e
humbëm topin shumë shpesh dhe shumë lehtë…”.