WC2022! Në Gjermani po e quajnë skãndal, zbulohet çfarë ndodhi mes arbitrit dhe Neuer para sfidës së sotme

Arbitri anësor për ndeshjen e fazës me grupe të Kupës së Botës të Gjermanisë kundër Japonisë u detyrua të kontrollonte nëse kapiteni Manuel Neuer mbante shiritin One Love.

Skuadra e Hansi Flick ishte një nga shtatë vendet europiane që planifikonin të mbanin shiritin One Love. Shiriti
i krahut është përdorur si një mesazh mbështetjeje dhe uniteti, veçanërisht për komunitetin LGBTQ+ me
Anglinë, Uellsin, Belgjikën, Holandën, Zvicrën dhe Danimarkën gjithashtu të vendosura për t’u bashkuar me
Gjermaninë.

Megjithatë, FIFA mori një vendim në minutën e fundit për t’i ndaluar aksesorin dhe kërcënoi kapitenët se do të
ndëshkoheshin me kartonë të verdhë apo edhe pezullim për një ndeshje, duke i detyruar shtatë kombëtaret të
hiqnin dorë.

Kështu, kapiteni dhe portieri Manuel Neuer u paraqit në fushë me mesazhin e përgjithshëm ‘Jo Diskriminimit’,
por arbitri anësor Zachari Zeegelaar u detyrua ta kontrollonte megjithatë. Pavarësisht nga kjo, ndalimi i
mbajtjes së shiriti One Lovet nuk e ndaloi Gjermaninë të organizonte një protestë.

Të 11 yjet e formacionit titullar u rreshtuan dhe të gjithë mbuluan gojën me dorën e tyre të djathtë – sikur të
thoshin se u heshtën nga organizatorët e turneut. Kjo përfshin presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte
në stadium dhe e ka parë vetë protestën e heshtur.

Profili zyrtar i ekipit gjerman në Twitter publikoi mesazhin: “Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike – të
drejtat e njeriut nuk mund të negociohen. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. Kjo
është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *