WC2022: Lojtari i Marokut ngec në tualet, trajneri shkon e kërkon dhe e rikthen në fushë (video)

Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci, e vlefshme për Grupin F. Nënkampionët e botës nisin aventurën e tyre në Katar me synim për të surprizuar sërish dhe për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit.

Në krye të kroatëve, ashtu si në vitin 2018 qëndron Zlatko Dalic, një trajner ekspert, që di t’i marrë më të mirën skuadrës së tij. Lojtarët me eksperiencë nuk mungojnë te Kroacia. Ky do të jetë Botërori i fundit i një prej mesfushorëve më të mirë në botë, Luka Modric,

Në miqësoren e fundit, para startit të Kupës së Botës, marokenët fituan me rezultatin 3-0 përballë Gjeorgjisë, në një sfidë spektakolare, ku bindën me lojë dhe gola.

Arritja më e madhe në Kupën e Botës për skuadrën afrikane është kalimi i grupit në vitin 1986, ndërsa botërori i fundit ishte për t’u harruar për Marokun, pasi e mbylli i fundin në grup me vetëm 1 pikë në “Rusi 2018”

Ndeshja Marok-Kroaci, e vlefshme për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022” ende është pa gola. Në nisje të pjesës së dytë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mesfushorin maroken Sofjan Amrabat.

Ai kishte ngecur në tualet dhe u desh ndihma e trajnerit të tij që të rikthehej në lojë. Ai ka shkuar ta kërkojë dhe pasi e ka nxjerrë nga atje, Amrabat me shpejtësi është futur në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *