Numrat që Olivier Giruod ka mbledhur që nga janari i ketij viti duhet të përditësohen vazhdimisht dhe nuk lodhemi duke i përsëritur. Mes Milanit dhe kombëtares, Giroud luajti gjithsej 47 ndeshje (përfshirë ndeshjen e mbrëmshme kundër Australisë), duke shënuar gjithsej 24 gola: 19 me kuqezinjtë dhe 5 të tjerët me gjelat.
Një performancë që për një futbollist që sapo ka mbushur 36 vjeç është vërtet e jashtëzakonshme. Olivier, i cili falënderoi Milanin që e ndihmoi për ta rikthyer në orbitën e kombëtares së Deschamps, në Milano po bën atë që ka bërë gjithmonë shumë mirë, por edhe duke bërë diçka për të cilën gjithmonë i ka munguar paksa.
Golat në ndeshje të rënda dhe vendimtare, siç e dinë mirë tifozët e Milanit, janë karakteristika kryesore e tij, por në këtë fillim të ri të sezonit Olivier ka gjetur edhe një vazhdimësi në shënimin që e kanë zili edhe sulmuesit më të mirë evropianë. Shpresa, me synimin për të rifilluar sezonin me Pioli&Co, është që të vazhdojë kështu edhe për një kohë të gjatë.
Dy golat e mbrëmshëm kundër Australisë – si sulmues zone dhe me kokë, manifesti i Giroud – shënuan edhe historinë e futbollit francez. Olivier Giroud në fakt ka barazuar Thierry Henry në 51 gola në krye të tabelës së të gjitha kohërave të kombëtares franceze.
Një rekord i pabesueshëm, i arritur në moshën 36-vjeçare në një nga skuadrat më të forta të planetit. Dhe Kupa e Botës sapo ka filluar! Giroud, i cili duke përfituar nga dëmtimi i Benzemas, do të jetë i rregullt në skuadër si titullar, fillimisht do të përballet me Danimarkën, me të cilën do të ndeshet në duel me mikun dhe bashkëlojtarin e tij Simon Kjaer dhe më pas me Tunizinë.
Nëse dita duket qe ne mengjes, Olivier mund të rishkruajë edhe një herë librin e rekordeve… Sepse mjafton vetem nje gol tashme dhe duke e njohur, do te beje cmos qe te arrije ate gol dhe te vendose emrin e tij me germa te arta…
E te mendosh qe mund te luante te Interi! Gianluca Di Marzio në studiot e Sky, zbuloi një sfond në tregun e transferimeve në lidhje me sulmuesin kuqezi. Këto janë fjalët e tij: “Simone Inzaghi është një admirues i Giroud. Dy here ka tentuar ta marre ne ekipe te tij. Po flasim me kohen kur ishte te Lazio dhe Tare shkoi në Londër për ta marrë atë.
Francezi pastaj lojtari vendosi të qëndronte te Chelsea. Inzaghi nuk u dorezua. Sapo mbërriti te stoli i Interit, serish i beri nje telefonate dhe madje Marotta beri sondazhin e duhur, por Giriud ishte gati të nënshkruante për Milanin dhe ndodhi qe u vesh kuqezi”.