Mike Maignan më në fund duket se po rikuperon pas dëmtimit te dyfishtë të muskujve ne pulpe që e mbajti jashtë për disa javë dhe gjithashtu e detyroi të humbasë Kupën e Botës me Francën e tij. Rikthimi i tij zyrtar me Milanin do të bëhet në pjesën e dytë te sezonit kundër Salernitana-s.
Por, siç raporton La Gazzetta dello Sport, portieri francez tashmë pritet të jetë në fushë në miqësoret në Dubai kundër Arsenalit dhe Liverpool-it dhe me pas ndaj PSV qe mbyll keshtu programin dimeror per fazen e dyte te sezonit.
Se fundmi, portieri ka hequr dore edhe nga pushimet e tij te zgjatura dhe do te prezantohet ne Milanello edhe me heret. Francezi i besoi procedures mjeksore te Milanit dhe jo asaj te Frances, qe donte ta rikthente me shpejt ne fushat e lojes.
Maignan pertypi zhgenjimin e madh per Boterorin por sepse i eshte mirenjohes Milanit dhe sepse e di qe eshte nje lider te kuqezinjte. Per ta deshmuar kete eshte edhe kamera qe ishte vendosur e fokusuar te ai, ne sfiden Milan-Fiorentina ne San Siro.
Che carica❤️
Buonanotte @mmseize 🔥 pic.twitter.com/iNHBbHTowq— Milan Zone (@theMilanZone_) November 22, 2022
Grinta e Maigc Mike dallohet, ashtu si edhe deshira per te qene protagonist ne fushe. Ai ka vuajtur jashte mase qe nuk i ka dhene dore ekipit te tij. Nderkohe, vazhdon ne palester dhe sigurisht qe e ben duke u stervitur si boksier… Ushtrime qe shume rralle i shohim te portieret e tjere…
View this post on Instagram
Sikur te mos ishte portier, do te thonim se eshte nje klon i Zlatan Ibrahimovic per menyren se si godet thesin e boksit, ndersa Maignan eshte nje portier dinamik qe preferon te jete i forte edhe fizikisht kur del ne zonen e tij ne perplasjet me kundershtaret…