Duke shënuar dy herë në mbrëmjen e se martes, Olivier Giroud regjistroi golin e tij të 50-të dhe të 51-të për Francën, duke e barazuar atë me Thierry Henry si golashënuesi më i mirë për Les Bleus. Dembélé e përshkroi sulmuesin e Milan si një “njeri kyç” në skuadrën e Didier Deschamps.
“Sa herë që ai është përzgjedhur ndërsa unë kam qenë këtu, ai ka qenë vendimtar. Është një burim i madh krenarie për të që të arrijë rekordin e Henry. Shpresojmë që ai të shënojë sa më shumë. Që kur e kam njohur, ai ka qenë një djalë i mirë, që flet me të gjithë. Ai gjithashtu ka përvojë dhe ka fituar kudo që ka qenë. Ai është një njeri kyç në ekipin tonë”, tha Dembélé në një konferencë për shtyp…
Edhe Hugo Lloris, siç raportohet nga RMC Sport, ka lëshuar disa deklarata në fund të ndeshjes Francë-Australi, duke u fokusuar edhe tek Olivier Giroud: “Unë mendoj se Olivier ka qenë gjithmonë në dispozicion për Francën. Ai ka meritën që nuk u dorëzua kurrë dhe kjo ishte shembullore për te!
Për fat të keq ne humbëm Karimin për shkak të një dëmtimi dhe të gjithë ishim shumë të zhgënjyer, Olivier para të gjitheve. Ne u detyruam të vazhdojmë, por ne e dimë se mund të mbështetemi te Olivier.”
Gjesti i madh – L’Équipe raporton këtë pasdite se skuadra e Francës ka rënë dakord të ndihmojë financiarisht anëtarët e stafit të Didier Deschamps për të sjellë familjet e tyre në Kupën e Botës në Katar. FFF kishte vendosur të mos paguante që familjet e lojtarëve të bashkoheshin me ta në shtetin e Gjirit – një ndryshim i politikës së tyre për Kupën e Botës 2018 nga ndeshja e fundit e fazës së grupeve e tutje.
Si rezultat, bileta prej 2000 eurosh në avionin e FFF-së për në Katar rezultoi e kushtueshme për familjaret e stafit stërvitor. FFF kishte treguar se po i detyronte familjet të udhëtonin me shpenzimet e tyre si një masë për uljen e kostove, një veprim i cili u prezantua për herë të parë në vitin 2021 për eurot si rezultat i pandemisë Covid-19.
Si rezultat, Les Bleus dhe stafi jashtë fushës do të jenë në gjendje të sjellin familjet e tyre, me kusht që skuadra të kalojë fazën e grupeve. Franca fitoi ne ndeshjen e saj hapese me rezultatin 4-1 me golat e shenuar nga Rabiot, dy here Giroud dhe Mbappe. Edhe pse “kanguret” shenuan te paret, erdhi permbysja.
Lajmi i keq i dites ishte demtimi i rende i pesuar nga Lucas Hernandez. Ne fakt, ylli i Bayern Munich i shtohet listes se gjate te demtimeve per ata qe kane humbur Kupen e Botes per Francen si Benzema, Kante, Pogba, Maignan, Kimpembe dhe Nkunku. Nje liste e cila sigurisht perben nje formacion thuajse dhe qe do te ishte titullare ne shume kombetare te tjera…
Franca ka mare 3 piket e para dhe deshiron te mos ndalet. Ne fakt, me nje tjeter fitore do te siguronte grupin dhe kualifikimin, duke shpresuar qe edhe kete Boteror te arrije triumfin ashtu si ndodhi para 4 vitesh ne Rusi.