Olivier Giroud nuk mund të ëndërronte për një debutim më të mirë në Kupën e Botës ne Katar se sa ai i djeshmi: ndaj Australisë, në fakt, qendërsulmuesi francez shënoi një dygolësh në fitoren 4-1 të Francës, duke u bërë me këta dy gola golashënuesi më i mirë i historisë franceze (51 gola si Thierry Henry).
REKORD DYFISH – Kjo u raportua mëngjesin e sotëm nga La Gazzetta dello Sport e cila shpjegoi se, pas avantazhit australian, Franca gjeti barazimin me Rabiot (asistim nga nje tjeter kuqezi, Theo Hernandez) dhe më pas erdhi 2-1 e Giroud. Në pjesën e dytë, goli i tretë francez i Mbappès mbylli lojerat dhe më pas Giroud vendosi te vinte vulen, duke barazuar Henry.
SUPER THEO – Paraqitje e shkëlqyer mbrëmë edhe nga Theo Hernandez, i cili e nisi nga pankina, por u fut pas 13’ për shkak të lëndimit në gju të vëllait të tij Lucas (sezon i mbyllur per te). Një tjetër Francë u pa me të në fushë: pak minuta pas hyrjes së tij në fushë, mbrojtësi i kuqezinjve ishte menjëherë vendimtar, duke dhënë një asistim të përsosur për goditjen me kokë të Rabiot.
Giroud, Mbreti i Frances – Giroud është një sulmues vendimtar. Nuk nevojiten epitete të tjerë për të përshkruar një lojtar të tillë. Çfarë mund te jere më mirë, në aspektin sportiv, sesa të shënosh, të shënosh kur ka rëndësi, ta bësh me një vazhdimësi të pabesueshme dhe me të njëjtën uri si gjithmonë?!
Përgjigja është: asgjë. Dhe Giroud e di çmendurisht, ai e provon vazhdimisht: ai shënon gjithmonë, il marque toujour, i vazhdueshmi shenues! Pasi bëri histori me Milanin falë një Scudetto-je të fituar falë golave të tij vendimtarë (dy në derbin ndaj Interit, goli kundër Napolit, ai ndaj Lazios, dy golat ndaj Sassuolos), Giroud shkroi një tjetër kthesë.
Një faqe e re e pabesueshme për Francën.Milani luajti bingo me të. I blerë për 1 milion euro nga Chelsea në verën e vitit 2021, Giroud u integrua menjëherë në mënyrë perfekte me skemat e Piolit dhe mjedisin kuqezi, i cili e adoptoi atë si lider të një grupi të ri dhe të prirur – dhe nuk mund të ndodhte ndryshe – nga synimet e tij kampione dhe sjelljen e tij shembullore.
Maldini dhe Massara, për rrjedhojë, kanë të gjitha synimet për të vazhduar me një lojtar të tillë: në fakt, rinovimi i kontratës edhe për një vit është afër. Giroud ka shkruar historinë e Milanit dhe Francës, por ende nuk e ka vendosur stilolapsin!
“Ne planin emotiv jam shumë i kënaqur me katër golat dhe këtë debutim në kompeticion. Por ne duhet të përmirësohemi. Dua t’ia kushtoj këtë fitore Lucas Hernandez, i cili u dëmtua sonte. Kjo është nota negative. Shpresoj të jete krenar për performancën tonë”.
Për performancën e tij: “Në nivel personal, nuk mund të kisha shpresuar për më mirë. Jam shumë krenar dhe nuk dua të ndalem. Shpresoj të vazhdoj përpara në garë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet tona”.
Për Francën: “Është një ekip që shkon mirë së bashku, i cili ka një karakter shumë të fortë. Dhe kjo ju bën të reagoni kur jeni në vështirësi. Do të kishim preferuar të kishim një fillim më të qetë të ndeshjes, por mendoj se këta katër gola dhe të gjitha gjërat e mira që kemi bërë na japin me shume besim”.
E te mendosh se kur parashikimin se kush do te befasonte ne Boteror e dha Ibrahimovic. I intervistuar nga faqja e njohur 4-3-3 Zlatan ishte me ide te qarta teksa pyetej se cili do te ishte Kepuca e Arte, Lojtari i ri me i mire dhe Lojtari surprize! “Olivier Giroud, Olivier Giroud, Olivier Giroud sepse eshte miku im dhe sepse eshte ende i ri, keshtu qe une nuk ndihem plak…”.
View this post on Instagram