Linda Rama ka zgjedhur të qëndroj larg rrjeteve sociale duke qenë shumë pak aktive dhe ‘e kursyer’ me detajet nga puna dhe jeta e saj.
Por tani ka zgjedhur një formë për të qenë më afër publikut, krijimin e një platforme me emrin Linda.al. Në lidhje më këtë, Linda kë bërë një njoftim me Twitter, në të cilin komentuesi i parë është bashkëshorti i saj, Kryeministri Edi Rama.
Me çfarë merrem unë si profesioniste e kush jam si qytetare e angazhuar? Këdo që e ka këtë kërshëri e ftoj të klikojë në https://t.co/j7A38NKlNw.
Paraprakisht, një komunikim mirëseardhjeje nga unë në këtë moment modestisht ceremonial për mua do e gjeni në: https://t.co/UXiSw11xn1— Linda Rama (@lindaramaal) November 22, 2022
Në këtë platformë, të gjithë njerëzit mund të gjejnë përgjigjet dhe informacione rreth karrierës dhe jetës publike të Linda Ramës. Në Kngresin e fundit të PS, Linda Rama kujtoi momentin kur u njoh me Edi Ramën.
“Mbështetje për njeriun e saj që pjesën më të madhe të jetës së tij e ka të lidhur me jetën politike, por mbi të gjitha për kauzën që është përkushtuar në dobi të Shqipërisë. E ndjeva të befasishme edhe ftesën për të ardhur këtu. Në vijimësi të natyrshme kam ndjerë të kundërtën për tu shfaqur si protagoniste qoftë edhe një moment nën çatinë e madge të PS, por edhe nën dritat e skenës publike përgjithësisht. E gjithë skena e pranimikt të kësaj ftese pikërisht sot mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sitme.
Lejomëni t’ju them se në sekond ky mu duk për të folur publikisht. Falemedinerit kujt i shkoi mendja për të bërë këtë ftesë. Fjala ime që përzien brenda nënën, studues, aktivisten dhe shoqen e jetës së kryetarit tuaj nuk pretendon të jetë asgjë më shumë se shprehja e dëshirës së mirë për të shfaqur me ju mendiem të miat”, tha Linda Rama.