Sipas faqes së internetit të Transfermarkt, lojtari i Milan, Rafael Leao, është në top dhjetë lojtarët më të shtrenjtë të thirrur në Kupën e Botës në Katar. Vlera e Leaos është 85 milionë euro dhe portugezi është në vendin e gjashtë në përgjithësi edhe pse është lojtari i dymbëdhjetë në listë.
Para tij ne fakt jane Mbappè, Vinicius, Foden, Pedri, Bellingham, Musiala, Valverde, Gavi, Saka, Kane. Kujtojme qe ne listen e Topit te Arte Leao u rendit ne vendin e 13-te ne bote dhe eshte nder dribluesit me te mire ne Europe mes kampionateve me te forta.
Te Milani ende jane diskutuar kontraten e tij qe skadon ne vitin 2024 dhe ende ka ngecur gjithcka. Nderkohe, fokusi i Leaos do te jete sigurisht te Kupa e Botes ne Katar me Portugaline e tij.
Mesfushori i Sassuolo-s, Davide Frattesi e konsideron Leaon si nje Mbappe ne Serie A dhe tregon diferencen mes te dyve me ate qe ka pare. Këto janë deklaratat e tij për futbollistin portugez nga mesfushori i Sassuolos: “Në metrat e parë, ai është i paepur. Kur e nis nga vendi vrapimin, duket sikur ka nisur te vrapoje prej 30 metrash.
Në Serie A ai bën atë që bën Mbappè, vetëm se Mbappè e bën atë deri në shkallën e nëntë te forces dhe shpejtesise. Nese do te ishte edhe aq i vazhdueshem, mendoj se Leao do te ishte nje perbindesh por i ka te gjitha mundesite”.