Vedat Muriqi po kalon formën e jetës në sezonin e tij të dytë me Mallorcan në La Liga. Sulmuesi në 12 ndeshje këtë sezon ka shënuar plot 8 gola duke u renditur mes më të mirëve në Spanjë.
Paraqitjet e tij fantastike kanë zgjuar interesin e disa prej ekipeve me emër në kampionatin spanjoll por jo vetëm aty por edhe në ligat e tjera elitare.
Sipas OkDiario.com, pas Villarealit dhe Sevillas, në garë futen edhe një herë fituesit e Kupës së Europës, sot Champions League, Aston Villa.
Trajneri i sapo-emëruar, Unai Emery e kërkoi sa ishte pjesë e Villareal por tashmë që ka kaluar në Angli, dëshiron që të marrë me vete edhe “Piratin”
Mallorca nuk dëshiron ta shesë për më pak se 38 milionë euro, aq sa ka edhe klauzolën dhe janë të bindur që mund ta mbajnë kosovarin deri në fund të sezonit e më pas ta shesin për të mbushur arkat.
Gjithsesi duket e vështirë që Muriqi të largohet kaq shpejt nga Mallorca, ku po luan rregullisht dhe është kthyer në një lojtar kyc për ekipin.