Jeton në Kanada, Eno Popi ndan momentin e bukur me të bijën! Sa qenka rritur (foto)

Eno Popi është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private, por së fundmi ai ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar pamje shumë të bukura me të bijën Liv.

Eno shfaqet duke u kujdesur për flokët e së voglës dhe tregon se i kishte munguar shumë ky moment. Nga video shihet se vogëlushja është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

Kujtojmë që vajza e moderatorit së bashku me të ëmën, Atenën, jetojnë në Kanada. Gjatë një interviste, ai tregoi edhe arsyen duke u shprehur:

Në periudhën që bëri këtë hap, vajza ishte shumë e vogël dhe mendoj që ishte e drejtë që të vazhdonte me Atenën.

Unë po vazhdoja projektet e mija, më duhej të bëja vajtje-ardhje. Kam qëndruar me time bijë në periudhën mes shkurtit të këtij viti.

Kujtojmë që Eno është rikthyer në ekran pas një mungese të gjatë dhe tani bashkë prezanton me Bora Zemanin “Dancing With the Stars” në Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *