Djali i Yllka Mujos: Të dashurat më kanë sharë shumë, jam shumë i lidhur me mamin

Aktori shqiptar, Amos Zaharia në një lidhje me skype në emisionin “Goca dhe Gra” ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private.

Ndërsa në studio mes vajzave po diskutohej ndikimi i nënës në marrëdhënien e një çifti, Amos rrëfeu lidhjen e fortë me mamanë e tij, aktoren Yllka Mujo.Ai u shpreh se marrëdhënia e ngushtë që ka me mamanë e tij nuk ka ndikuar në lidhjet e tij.

Amos: Unë përveç se nënë, e kam shoqe mbi të gjitha. Jam përpjekur që marrëdhënien me Yllkën ta coj në një tjetër dimension.

Nëse do ndërmerrje një projekt me kë do konsultoheshe? Amos: As me njërën as me tjetrën, por me veten, vendimi më takon mua.

Ia ke prezantuar mamit gocat me të cilat je takuar? Amos: Po, vajzat me të gjitha kam kaluar një kohë të gjatë dhe kanë pasur një lloj rëndësie në jetën time po.

Të ka quajtur çun mami ndonjëra nga partneret? Amos: Jo, nuk e mbaj mend, më kanë sharë shumë, por nuk mbaj mend te me kene thene çun mami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *