“Baba” Ismet Munishi shán Messin: Leo nuk mund të afrohet as deri te thembra këtij lojtari

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen Argjentinë – Arabinë Saudite.

Ai deklaroi se “nëse kish qenë Maradona gjallë, i kish mujtë me Expresso”. Munishi po ashtu deklaroi se “Messi nuk i afrohet Maradonës as deri te thembra”.

Gjithashtu Munishi ka bërë të ditur se edhe Kosova e kishte mposhtur Arabinë Saudite. “Ismet Ramushi e ka nxjerrë penaltinë, Edmond Rugova ka qenë selektor, teksa gol shënoi Kristjan Nushi”.

Ai po ashtu shtoi se “atëherë nuk kemi qenë të pranuar në FIFA”. Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli nuk ka kursyer lavdatat për fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës. I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini ai tha “ se është befasi e dorës së parë”.

Sokoli po ashtu shtoi se “kjo befasi tashmë e detyron Argjenitnën që të hyjë në ndeshjen e rradhës pa kalkulime.Nëse nuk ka eufori, Arabia Saudite do të kenë rezultate të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *