Alban Bushi jep lajmin e mirë: Te Kombëtarja d të vijë shumë shpejt një lojtar me potencial të madh

Kombëtarja shqiptare U-21 luajti dy miqësore në transfertë javën e kaluar, teksa fillimisht u përball me San Marinon e më pas me Malin e Zi në Podgoricë. Trajneri Alban Bushi dhe stafi teknik patën mundësi të testonin kryesisht lojtarë të rinj që mund të jep pjesë e këtij ekip në edicionin e ri, teksa sipas tekniku nga këto ndeshje u morën shumë sinjale pozitive nga të rinjtë.

Duke folur për Fshf.org, Bushi analizuar në detajet dy miqësoret dhe paraqitjen e kuqezinjve, teksa flet edhe me emra duke evidentuar lojtarët që paraqesin potencial të madh në të ardhmen. Gjithashtu, trajneri flet edhe për pikat e dobëta të kombëtares U-21 dhe për faktin se po punohet për të afruar edhe elementë të tjerë të talentuar nga jashtë vendit. Sa i takon objektivave, Bushi nuk ka asnjë dyshim se kjo skuadër mund të tentojë kualifikimin, nëse do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk do të ketë probleme me dëmtimet.

Priten prurje të reja? “Pothuajse i kam parë të gjithë lojtarët sepse patëm edhe miqësoret e mëparshme me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut. Grupi nuk ka qenë i plotë, por në mendjen time unë e di shumë mirë se çfarë zgjedhjesh duhet të bëj.

Kemi një ekip shumë të fortë dhe nëse të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm, nuk do të kemi dëmtime, kemi një grup jashtëzakonisht shumë të fortë. Do të kemi edhe 2-3 prurje shumë të forta në muajt e ardhshëm nga kashtë Shqipërisë, pasi po punojmë intensivisht për t’i afruar.

Uroj shumë që t’ia dalim për t’i bërë pjesë të skuadrës sonë dhe besoj se do ta forconin më shumë ekipin U-21, duke e bërë shumë të fortë këtë edicion me ato lojtarë që mund t’i afrojmë. Kemi edhe lojtarin e Panathinaikosit, Frrokun, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë thuajse 1 vit, por është një lojtar që ka potencial të madh që do t’i vijë shumë shpejt Shqipërisë.

Objektivi i kualifikimit në Europian: “Jam i sigurt dhe i bindur që ne do ta tentojmë kualifikimin me lojtarët që kemi, sepse u bë disa vite që unë punoj me Kombëtaren U-21 dhe nuk ka diferenca të mëdha. Nuk po flas për Anglinë, Francën apo Spanjën, që janë diçka tjetër në drejtim të nivelit, por me ekipet e tjera, nëse mobilizohemi si duhet dhe sakrifikojmë për njëri-tjetrin mund të bëjmë gjëra të mëdha. Këtë e kemi parë edhe te Kombëtarja A, siç e pamë edhe kundër Italisë, ku luajtëm mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *