Cristiano Ronaldo largohet zyrtarisht nga Manchester United: kontrata mes portugezit dhe klubit anglez është ndërprerë. “Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me pëlqim të ndërsjellë, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e Manchester United.
“Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dy periudhave në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë për të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të arritur sukses në fushë”.
Agjenti i tij Jorge Mendes është tashmë në punë. Shume telefonata ne drejtim te tij pasi Ronaldo me parametra zero do te ishte nje marreveshje e mire. Sondazhe dhe sidomos pyetje mbi rrogen… Nese Ronaldo nuk do te ulet deri ne 8 mln euro rroge, duket e pamundur qe te afrohet…
Kujtojme qe sipas asaj që shkruan gazetari Giulio Mola në Quotidiano Sportivo, agjenti i fuqishëm portugez po mendon për një operacion të bujshëm. Te sjelle një ofertë prej 100-120 milionë euro te Milan për Rafael Leaon dhe t’i kërkoje klubit kuqezi në këmbim të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon për gjashtë muaj me një pagë të reduktuar në 8 milionë euro.
Edhe nëse Leao ka nënshkruar me avokatin francez Ted Dimvula në mënyrë që ky i fundit të kujdeset për interesat e tij, Jorge Mendes ende nuk ndihet i shkëputur nga vendimet për të ardhmen e numrit 17 të Milanit dhe do të mendonte për një ndërthurje mes tij dhe CR7.
Mola shkruan se Milani do të pranonte dikë si Cristiano Ronaldo me kosto të përballueshme, por sot hipoteza e planifikuar nga Jorge Mendes është e pazbatueshme.