WC2022: Reagimi EPIK i komentatorit arab pas golit të dytë: Allah, Allah, Allah… (video)

Surpriza e parë e madhe në këtë Botëror. Arabia Saudite mundi me përmbysje Argjentinën (2-1) në ndeshjen e parë të Grupit C. Një sukses i jashtëzakonshëm nga ana e ekipit të Herve Renard.

Se sa do të thotë kjo fitore për sauditët, e tregon më së miri reagimi i komentatorit pasi Salem Al Daësari shënoi golin për 2-1.

Argjentina kaloi në avantazh me golin e Lionel Messit nga penalltia në minutën e dhjetë, ndërsa në pjesën e dytë, fillimisht Saleh Al Shehri barazoi në 1-1 në minutën e 48-të dhe pesë minuta më vonë Al Dawsari shënoi për 2-1.

https://twitter.com/i/status/1595028731701395456

Kur lojtari më i mirë i Arabisë Saudite mposhti Emiliano Martinezin me një supergol, komentuesi nuk mundi t’i përmbajë emocionet.

“Allah, Allah, Allah, Allah!” thirri komentuesi entuziast saudit teksa Al Dawsari festonte me shokët e tij të skuadrës dhe paralajmëroi një nga fitoret më të mëdha të Arabisë Saudite në histori.

Nuk vonoi shumë që reagimi i tij bëri xhiron e botës dhe njerëzit në rrjetet sociale u kënaqën me emocionet e tij. Momenti u be viral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *