WC2022: Portieri legjendar i tregon Lewandowskit kush është ‘bosi’, i pret penalltinë (video)

Meskikë-Poloni janë duke zhvilluar përballjen e parë të fazës së grupeve të Botërorit Katar 2022. Në minutën e 56’ Robert Lewandowski fitoi një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Morenos.

Sulmuesi i polakëve mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, megjithatë në minutën e 58′ Lewandowski e humbi mundësinë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, pasi u ndal nga Ochoa.SHIH VIDEON

Pas humbjes së Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, shanset e dy kombëtareve të tjera të këtij grupi janë rritur. Këto dy ekipe kombëtare janë takuar katër herë të të shkruarën, ku dy ndeshje janë mbyllur baras, ndërsa të dyja kanë nga një fitore.

Meksikë: Ochoa; Sanchez, Montes, Hector Moreno, Gallardo; Hector Herrera, Edson Alvarez, Chavez; Lozano, Henry Martin, Vega.

Poloni: Szszesny, Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash, Kaminski, Krychpwiak, Szymanski, Zielinski, Zalewski, Robert Lewandowski.

Kujtojmë se surpriza më e madhe e ditës së sotme ishte padyshim humbja e Argjentinës së Leo Messit 1-2 ndaj Arabisë Saudite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *