WC2022: Futbollisti më i paguar në histori, por shihni çfarë gafe bën djaloshi i llastuar

Ndeshje e pare emocionuese dhe me shume raste e gola ajo mes Frances dhe Australise. Pas golit te shpejte te gjetur nga Australia, Franca ka reaguar me dy gola ne 45′ e para dhe ka permbysur situaten ne 2-1. Keshtu shkohet ne dhomat e zhveshjes pas 45′ te para dhe 6 minutave shtese…

Skuadra e kangureve gjen golin e avantazhit pasi lojen ishte duke e zhvilluar skuadra e gjelave. Nje dalje e bukur e Australise dhe Goodëin do te shenoje golin e avantazhit teksa Lucas Hernandez ka pesuar demtim direkt pasi ne ate aksion ka kapur gjurin keq dhe i ka lene kundershtarit avancimin dhe krosin… Direkt eshte aktivizuar Theo Hernandez qe e kishte nisur fillimisht nga pankika. Nje tjeter demtim i r ende per Francen qe mund te beje qe lojtari i Bayern te kete mbyllur Boterorin ketu pasi gjendja e gjurit te tij nuk ishte aspak e mire. Nje demtim qe i shtohet atyre te Maignan, Kante, Pogba, Nkunku, Kimpembe dhe Benzema…

Australia qe i afrohet edhe golit te dyte. Duke merr nje top dhurate nga Theo Hernandez dhe nga tridhjetë metra lëshon një silur të vërtetë: një top që perkedhel fjalë për fjalë shtyllën e mbrojtur nga Lloris!

Por Franca ka reaguar dhe menjehere ka gjetur golin e 1-1. Nje goditje kendi, topi qe perfundon me pas larg zones ku Theo Hernandez e stopon dhe hedh nje super krosim brenda zone kur Adrien Rabiot me koke nuk fal dhe shenon.

Franca merr zemer dhe shtyp. Australia gabon ne dalje, gjelat fitojne topin dhe menjehere eshte finalizimi me ane te Giroud, qe tashme eshte vetem 1 gol larg rekordit absolut te golashenuesit me te mire te Frances, Henry. Sulmuesi i Milanit ne superforme…

Mbappe ka shperdoruar nje super rast ne minutat e fundit te pjeses se pare. nje dalje e bukur e Griezmann ne krah dhe krosim perfekt aty ku Mbappe duhet thjesht ta shtyje ne rrjte por ylli i PSG godet fluturimthi mbi
traun e portes.SHIH VIDEON

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *