WC2022! A ishte penallti kjo? Gjyqtari i bën një dhuratë të vogël Messit me shokë (video)

Po luhet ndeshja e parë e Botërorit për Argjentinën dhe Arabinë Saudite, që sfidojnë njëra-tjetrën në grupin C.
Ato kërkojnë fitoren, që mund t’i hapë rrugën kalimit në fazën finale (me eliminim direkt) të kompeticionit.

Skuadra e Scalonit po i sfidon kundërshtarët arabë me Lionel Messin në fushë dhe Dybala në pankinë, nëse i
referohemi formacionit startues.

Shumë shpejt, protagonist është bërë VAR-i, që ka sinjalizuar kryesorin për momentin e dyshimtë në zonën e
rreptësisë së Arabisë Saudite, me lojën që po vijonte. Kryesori akordon 11-metërsh.SHIH PENALLTINE

Lionel Messi vihet te pika e bardhë dhe në minutën e 9-të zhbllokon shifrat. Kujtojmë se katër minuta më herët, Messi portën arabe, kur portieri kundërshtar bëri një pritje shpëtimtare.

Kujtojmë se Messi ishte fantastik edhe në fazën e grupeve kualifikuese të këtij Botërori. Të gjashtë golat e
tij janë shënuar në fazën e grupeve, duke mos e gjetur kurrë rrjetën në 756 minuta lojë në fazën eliminatore të
turneut.

Në të njëjtën kohë, Messi është gjithashtu lojtari i vetëm që ka dhënë së paku nga një asist në secilin
prej katër turneve të fundit të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *