“Vetëm Senegali do ishte më mirë nga Shqipëria, 70%-30% mbajtje topi nuk i ka ndodhur ndonjëherë Kombëtares tonë”

Një pjesë e Kombëtareve nuk e kanë justifikuar nivelin e turneut në të cilin luajnë. Katari dhe Irani janë mposhtur pastër në Kupën e Botës, duke qenë kështu larg lartësisë që ky kompeticion kërkon.

Eduard Zhupa është shprehur në emisionin “Botërori Katar 2022“ se Shqipëria do të ishte më mirë se dy Kombëtaret në fjalë.

“Këto tre ekipet që luajtën sot, vetëm Senegali, do ishte më mirë Shqipëria. Senegali pastaj është tjetër skuadër. Katari nuk bëri asgjë.

Mua Shqipëria më duket më mirë, me atë që pashë në ndeshje. A do humbnim 6-2 me Anglinë? Nuk është problemi për 6-2. 70%-30% mbajtje topi nuk i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë. Të paktën kemi mbajtur 40% topi në rastin më të keq“, ka thënë Eduard Zhupa.

Kujtojëm se sot janë në program për të luajtur plot 4 ndeshje. Në orën 11:00, Argjentina e Messit do përballet me Arabinë Saudite.

Në orën 14:00 do luhet Danimarkë-Tunisi, në orën 17:00 do luhet Meksikë-Poloni dhe ndeshja përmbyllëse për sot do jetë ajo e darkës në orën 20:00 mes Francës dhe Australisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *