Tragjedia e Stambollit, Maldini: “Pas 40 sekondash e kuptova se diçka nuk po shkonte…”

Finalja e Stambollit për milanistët është ende një fantazëm që endet mbi koka dhe një hije që shfaqet sa herë që ka një përmbysje rezultati befasuese nga skuadra kundërshtare…

Ajo që ndodhi në vitin 2005 ishte thjesht e pabesueshme dhe vetë protagonistët e atij Milani sot nuk i japin dot shpjegim. Mes tyre, Paolo Maldini që për dokumentarin “Stavamo Bene Insieme” ka treguar: “E kuptova që do të ishte një mbrëmje ndryshe që kur shënova pas 40 sekondash…”.

Më pas, ai shton se “e keqja është se në atë finale, çuditërisht, pjesën e dytë e bëmë më të mirë se të parën dhe madje patëm edhe raste pafund pas barazimit 3-3. Nuk i japim dot shpjegim”.

Edhe Ancelotti shpjegon: “Në dhomat e zhveshjes nuk festoi askush pas pjesës së parë. U tha një gënjeshtër e madhe. Ajo që ndodhi aty ishte sherr madje. Pse? Sepse skemat nuk po i bënim siç i kishim përgatitur dhe lojtarët grindeshin mes tyre por askush nuk tha që kishte mbaruar”.

Edhe Galliani i jep të drejtë: “Ancelotti përsëriti dy herë: ekipet angleze nuk heqin dorë deri në fund. Të bëjmë kujdes në 45′ e dyta. Për fatin tonë të keq kishte të drejtë. Mbaj mend Gerrard që ishte në çdo cep të fushës, bënte sulmuesin, mesfushorin dhe mbrojtësin”

Pas asaj humbje Galliani tregon dhe se “shumë futbollistë donin të iknin. Mes tyre Gattuso. U futëm në dhomën e trofeve dhe kemi qëndruar aty për shumë kohë. Mbylla derën dhe i tregoja historinë e Milanit dhe se së shpejti në atë dhomë do të shtonim trofe të tjerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *