Ajo është një nga emrat më të përfolur të momentit. Të gjithë e njohim për bionden e bukur, që së fundmi, shkaktoi shumë zhurmë në “Big Brother VIP”.
Bëhet fjalë për aktoren shumë të qeshur, Monika Lubonja, e cila ndonëse vitet shkojnë mbetet gjithmonë po aq në formë.
Ajo është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në Instagram një foto të disa viteve më parë, kur ishte brune dhe me plot sharm. “Si koha…kur koha eshte e keq…”, ka shkruar Monika krahas fotos bardh e zi.
Aktores së njohur, Monika Lubonja pak kohe me pare i kanë vjedhur Instagramin. Ajo është shprehur shumë e mërzitur, pasi e konsideron tashmë si një punë që sjell të ardhura. Monika ka thënë se për të rikthyer ndjekësit do të futej edhe në “Big Brother Vip 2.”
“Me sa po shikoj unë, se nuk ia kam pasur fare haberin këtyre gjërave. Por ama po i dita nuk ka shance ti harroj. Unë mendoj se është kthyer në një lloj tregu i të ardhurave dhe peshkimeve që iu bëjnë njerëzve nga ana e klikimeve, domethënë një lloj gjobe që vendoset. Sepse kam gati 4-5 ditë që jam gjithmonë në një rrjetë që më kërkojnë, një herë 200, një herë 400 dhe më shumë janë të huaj.
Më kërkonin që thyeja ca lekë në kripto. Më thanë që të shkoja dhe unë shkova, se ishte hall ky Instagrami. Me të vërtetë nga një anë Instagram bën një lloj komunikimi me njerëzit por për ne është kthyer edhe në një punë, sidomos që unë kam pasur kaq shumë shfaqje. Pretendoj që ata që e kanë Instagramin tim nuk iu duhet kjo gjë, vetëm më prishin punë mua. Tani është kthyer në një mjet jetese. Unë futem prapë në BBV2 dhe i bëj prapë ato folloëersa”, u shpreh ajo.