Sokol Balla nuk gjen karar! Pas TCH ikën edhe nga Report TV ku qëndroi ca ditë, ja ku do ta shohim tani

Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, duket se nuk po gjen “karar” këtë vit me karrierën e tij profesionale.

Pasi u divorcua për herë të dytë me Top Channel në mënyrën më brutale dhe kaloi emisionin e tij te Report Tv i Karlo Bolinos, duket se ai do të lëviz sërish.

Burime të Alfapres.al pran ABC News konfirmojnë se mes Ballës dhe pronarëve të rinj të këtij televizioni tashmë është rënë dakord në parim, që fillimisht ai të kalojë aty emisionin e tij “Real Story”, i cili startoi vetëm në datën 1 nëntor të këtij viti në Report TV.

Duket se media e Bolinos “i rri ngushtë” Ballës ndaj ai ka negociuar dhe ka pranuar në parim ofertën e milionerit nga Kosova, Shkëlqim Devolli, i cili vetëm pak kohë më parë bleu nga manjati i spitaleve Klodian Allajbeu ABC News.

Nuk dihet ende, nëse njëkohësisht me transferimin e “Real Story”, Balla do të marrë edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të kësaj medie e cila deri më tani mbahej nga gazetari Andi Tela.

Vetëm pak kohë më parë Balla u lagua Top Channel dhe mediet raportuan se kjo ndodhi pas përplasjeve me pronarët për linjën e re editoriale e cila është pozicionuar së fundmi në një opozitë të fortë me qeverinë Rama. /Alfapress.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *