Miqësoret e Ismael Bennacer me Algjerinë gjatë pushimit për Kupën e Botës 2022 përfunduan dje me një barazim 1-1 kundër Suedisë; Kombëtarja e Afrikës së Veriut, e pakualifikuar në Katar, tashmë do të shkojë me pushime si dhe një nga lojtarët simbolikë të saj, i cili megjithatë së shpejti do të jetë i zënë me përpjekjet për të mbyllur – pozitivisht – negociatat për zgjatjen e kontratës me Milanin.
Ky pushim i detyruar, në fakt, do t’i lejojë drejtuesit e kuqezinjve të flasin më qetë me lojtarin dhe agjentin e tij; Për ta konfirmuar këtë, erdhën fjalët e Paolo Maldinit: “Me Bennacer – deklaroi drejtori për SkySport – do të kemi mundësinë të flasim me të dhe agjentët e tij në këto ditë”
Ne vitin e kaluar kishte arritur një marrëveshje prej rreth 3 milionë euro në sezon, më pas u ndal në momentin vendimtar për shkak të ardhjes së pronës së re. “Te presim dhe pak se cfare do te ndodhe me pronesine e re, ndoshta kane me shume para”, duket te kete thene agjenti Sisoko, qe kuron interesat per Bennacer.
Bennacer kishte kërkuar rritje të pagës së tij, duke e legjitimuar me paraqitje sigurisht shumë bindëse këtë sezon; Numri 4 është një pikë fikse në formacionin e Piolit, vendimtar në dy faza edhe sepse në letër nuk ka asnjë lojtar me karakteristikat e tij në skuadrën kuqezi.
Milani, pra, nuk dëshiron ta humbe dhe do të përpiqet, në ditët në vijim, të mbyllë një marrëveshje të re mbi bazën e 4 milionë eurove në sezon plus bonuse (ende për t’u percaktuar) dhe një klauzolë që ose do të rritet, ose do te eliminohet.
Ka edhe fjale te tjera se klauzola e re mund te preke shifrat 80 mln euro per algjerianin. Aktualisht ajo eshte 50 mln euro dhe vlen vetem per klubet jo italiane dhe jo Ligen e Serie A, ndaj ne Premier do te kishin para mjaftueshem. Bennacer eshte i lumtur te Milani dhe pas pushimeve te merituara, do te kthehet dhe aty do te mund te vije edhe rinovimi.
Ne fakt, Milani kerkon qe ta mbylle vitin 2022 me dhjete rinovime. Te shkojme sipas radhes sigurisht: Theo Hernandez 2026, Matteo Gabbia 2026, Tommaso Pobega 2027, Rade Krunic 2025, Zlatan Ibrahimovic 2023, Stefano Pioli 2025, Sandro Tonali 2027, Fikayo Tomori 2027 dhe Pierre Kalulu 2027 jane 9 rinovimet e bera deri tani!